Qeveria gjermane kundėr zgjedhjeve komunale serbe nė Kosovė
Qeveria gjermane i ka raportuar tė mėrkurėn komisionit tė jashtėm tė
Bundestagut pėr bazėn juridike tė zgjedhjeve serbe nė Kosovė. Deputetja
socialdemokrate Uta Zapf tha se Qeveria gjermane ėshtė e mendimit se
serbėt kanė tė drejtė tė votojnė nė zgjedhjet parlamentare, sepse ata
kanė nėnshtetėsinė serbe, por jo nė zgjedhjet komunale.
Njė gjė e tillė, sipas saj, do tė ishte shkelje e rezolutės 1244.
"Serbėt i kanė bojkotuar zgjedhjet e fundit komunale nė Kosovė, kėshtu
qė nuk mund t'i zgjedhin tani pėrfaqėsuesit e tyre, nė tė njėjtin
moment si nė Serbi. Kjo ėshtė njė shkelje e hapur e 1244", tha
deputetja Zapf.
Duke komentuar deklaratat e ish kancelarit gjerman Gerhard Shroeder, i
cili ka kritikuar njohjen e shpejtė tė Kosovės, Zapf tha se Shroeder si
politikan ka qenė pėrgjegjės edhe pėr Kosovėn dhe se "ai do tė duhet ta
dinte se njohja e Kosovės ishte i njė proces i pashmangshėm dhe mė
duket e ēuditshme tani qė ai e kritikon njė gjė tė tillė nė publik duke
mbajtur anėn e Rusisė", tha Zapf pėr DW.