MeSo ..::.. Sepse mund tė arrish!!
 
ForumiPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Pozita Gjeografike e Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
GraniT.!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 27
Join date: 03/07/2008
Location: n'Burg

MesazhTitulli: Pozita Gjeografike e Kosovės   Sun Jul 06, 2008 4:09 pm

Kosova gjindet nė mes tė Europės Jug-Lindore. Kosova, shtrihet mes paraleles 42° e 44° tė hemisferės veriore tė Tokės dhe mes meridianit 20° e 22°. Duke zėnė pozitė qendrore nė Gadishullin Ballkanik, paraqet nyje tė rėndėsishme tė lidhjes midis, Evropės sė Mesme dhe asaj Jugore, Detit Adriatik dhe Detit tė Zi. Sipėrfaqja e Kosovės ėshtė 10 908 km2 dhe ėshtė e populluar me mbi 2 milionė banorė.

Boshtin kryesor tė lidhjes sė viseve veriore dhe jugore tė Ballkanit e bėjnė luginat e lumenjve: Ibėr, Sitnicė dhe Lepenc. Ky bosht ndan disa lugina tė tėrthorta: nė afėrsi tė Mitrovicės pėrgjatė lumit Iber kalon magjistralja e Adriatikut e cila e lidhė bregdetin e Malit tė Zi , nė afėrsi tė qytetit tė Besianės (Podujevės). Rruga e Llapit dhe Toplicės e lidhė me qytetin e Nishit dhe me brendėsin e Gadishullit Ballkanik, nė afėrsi tė Prishtinės, ndodhet lugina e Drenicės e cila e lidhė Drinin e Bardhė me rrugėn mė tė shkurtėr pėr bregdetin Shqiptar. Nė qytetin e Ferizajt ndahet rruga e Moravės sė Binēes e cila kyēet nė arterien kryesore lumore tė Moravės dhe Vardarit.





Klima

Klima dhe temperaturat nė Kosovė janė tė ndryshueshme gjatė katėr stinėve tė vitit. Dimri ėshtė me borė dhe me temperatura tė ulėta, p.sh. nė Prishtinė temperatura mesatare ėshtė -2°C. Pranvera dhe vjeshta janė tė freskėta dhe me reshje, kurse vera ėshtė e nxehtė dhe e thatė - me temperatura mesatare +22°C. Temperaturat e larta nė Kosovė gjatė vitit janė mes 25°C dhe +38°C.



Flora dhe Fauna

Ndryshimet klimatike, pedologjike dhe hidrografike, kanė ndikuar nė llojllojshmėrinė e botės bimore dhe shtazore. Nė zonėn kalimtare prej fushės nė viset bregore haset bashkėsia e akaējeve (bagremit), pastaj manit tė bardhė , manit tė zi, lisit tė zi, rrapit, plepit kanadez, robimės japoneze, dafinės, frashrit amerikan etj.

Nė viset bregore mė e pėrhapur ėshtė bashkėsia e ahut.

Nė brezin e drunjėve gjetherėnės (900-1500m) fillojnė sė pari bashkėsitė e pėrziera me gjethembajtės, e pastaj fillon brezi i drunjėve gjethembajtės: dėllėnja (bredhi i kuq), bredhi (ēami), boriga (pisha e zezė), pisha e bardhė. Bashkėsia e gėshtenjės si treguese e ndikimit tė klimės mesdhetare vazhdon rrėzave tė Bjeshkėve tė Nemuna deri te Strellci i Epėrm dhe deri nė Pejė ( nė Zatra). Nė lartėsi rreth 1500m fillon brezi i kullosave malore tė cilat ngriten deri nė lartėsinė 2200m. Nė brezin e kullosave haset boronica, bimė e cila jep fruta shumė tė shėndetshme.

Zona kodrinore-malore ėshtė mė e pasura me faunė. Nė zonėn fushore e kodrinore ku shtrihen pyjet (si Lipovica, Kleēka etj.) jeton kaprolli, derri i egėr, dreri dhe lepuri. Prej shpezėve nė zonėn fushore-kodrinore hasen korbi i murrmė , laraska, shtura, harabeli fushor, qukapiku, pėllumbi, turtulli, thėllėza e fushės, shkurtėza, fazani etj. Nė zonėn malore, ku shtrihen edhe pyjet jeton ariu i murrmė, luqerbulli, dhia e egėr, derri i egėr, ujku, sqarthi i artė, sqarthi i bardhė, dhelpra, kaprolli, pulegra e madhe dhe e vogėl, pula e pyjeve, thėllėza , ketri etj. Ariu mė tepėr haset nė zonėn malore tė Alpeve Shqiptare, nė Sharr, Moknė etj.

Pėr gjueti turistike janė tė pėrshtatshėm pylli i Lipovicės (Blinajės) dhe Kleēkės, jo larg Lypjanit.

Sa i pėrket faunės ujore mund te gjuhen: trofta e pėrrojeve, dispari, ngjala, mustaku, krapi, bėrcaku, skobusi, siluri, gjuhza, skrofana, cironka etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://lexo.darkbb.com
AlfreD!
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 23
Join date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pozita Gjeografike e Kosovės   Sun Jul 06, 2008 6:43 pm

thnx per kete info
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Pozita Gjeografike e Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
MeSo ..::.. Sepse mund tė arrish!! ::  :: -